Nuk kemi mundësi për të fituar ndaj Suedisë, e thonë kompanitë ndërkombëtare të basteve, sipas të cilave skuadra e Zlatan Ibrahimovic do të jetë fituesja e takimit. Koeficienti për fitoren e suedezëve është 1.57, ndërsa për fitoren e kuq e zinjve është 5.7, barazimi kuotohet me 3.54.

Duke llogaritur një mesatare të koeficienteve kemi 16 % mundësi të fitojmë ndeshjen e parë të eliminatorëve të botërorit, teksa suedezët kanë 58 %. Një koeficient tepër i lartë është vendosur për gjetjen e rezultatit të saktë të ndeshjes.

Fitorja 1-0 e suedezëve kuotohet në 6.3 ndërsa fitorja e Shqipërisë më të njëjtin rezultat kuotohet në 11.65. Interesant është fakti se asnjë nga futbollistët e kombëtares shqiptare nuk shihet si shënues. Në fakt në listën e golashënuesve janë vetëm suedezët. Një gol i Zlatan Ibrahimovic e ka koeficientin 2.1./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe