Hunter Biden u shpall fajtor nga një gjykatë në Delauer më 11 qershor pasi kishte gënjyer në një formular nëse përdorte drogë kur bleu një pistoletë në vitin 2018.

Ai rrezikon 25 vite burg, por babai i tij presidenti Joe Biden ka fuqinë për të lehtësuar dënimin. Kjo mundësi duket se nuk përjashtohet nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e cila theksoi se nuk kishte folur me presidentin për uljen e dënimit solli në vëmendje intervistën nga java e kaluar kur Biden deklaronte se nuk do ta falte djalin e tij.

Presidentët e SHBA-së kanë fuqinë për të zbutur dënimet për të pandehurit e dënuar për vepra federale. Ata gjithashtu mund të zgjedhin t’i falin plotësisht, duke i liruar ato. Me shumë gjasa thonë mediat e huaja Biden mund të vendosë të ulë dënimin për djalin e tij, por jo ta falë atë plotësisht çka rrjedhimisht do të siguronte lirimin e tij nga burgu.

Ky debat vjen pas Donald Trump I cili gjithashtu u shpall fajtor për disa vepra penale ka deklaruar në intervistat e vet të mëparshme se do ta falë veten nëse rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor.

Klan News