Shtëpia e Bardhë hedh poshtë të gjitha dyshimet se Joe Biden vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga sëmundja e Parkinsonit, siç ngriti dyshime një ekspert në prestigjiozen New York Times.

“A është trajtuar presidenti për Parkinson? Jo. A po trajtohet për Parkinson? Jo”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Dyshimet ngrihen për shkak të lëvizjeve të ngurta dhe të folurit të paqartë që Biden ka shfaqur gjatë daljeve të tij në publik kohët e fundit dhe veçanërisht në debatin e parë televiziv për zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit përballë Donald Trump-it kur u shfaq konfuz në dhënien e përgjigjeve.

Debati i fundit i 27 Qershorit bëri që edhe në vetë radhët e demokratëve të ngrihen dyshime se ai mund të jetë në gjendje të fitojë përballë Donald Trump-it dhe të qeverisë vendin për një mandat të dytë. Të paktën 1/3 demokratë, sipas anketimeve kërkojnë zëvendësimin e tij si kandidat.

Megjithatë, vetë presidenti thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara dhe se ndjehet mirë. Megjithatë, edhe mjekët e Shtëpisë së Bardhë thanë për mediat se Biden, kurrë nuk ka shfaqur shqetësime neurologjike dhe nuk ka patur nevojë për kontrolle.

Tv Klan