Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris njoftoi kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit duke nënshkruar formularët zyrtarë.
Përmes një postimi në platformën e saj X ajo u shpreh optimiste për fitoren. “Unë do të punoj shumë për të fituar çdo votë. Dhe në nëntor, fushata jonë e fuqizuar nga njerëzit do të fitojë“, shkroi ajo.
Harris, gruaja e parë me ngjyrë dhe e para aziatike amerikane që shërbeu si zëvendëspresidente, konsolidoi me shpejtësi mbështetjen e demokratëve. Disa sondazhe të fundit flasin se Harris ka ngushtuar epërsinë e Trump.
Një sondazh nga Wall Street Journal tregoi se Trump kishte 49% mbështetje ndërsa rivalja demokrate 47%. Ndërkaq miratimi i kandidaturës nga Obama dhe Michele mund të ndihmojë në rritjen e mbështetjes dhe mbledhjes së fondeve për fushatën e Harris.
Gjithashtu edhe Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre theksoi se askush nuk është më e kualifikuar si kandidate brenda partisë sesa nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris.
Klan News