Gjyqtarët evropianë kanë rënë në përfundimin se Lituania dhe Rumani kanë shkelur të drejtat e dy terroristëve të dyshuar të al-Kaedës, duke lejuar CIA-n t’i torturojë ata.

SHBA kapën Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri pas sulmeve të Shtatorit 2001 në SHBA dhe tani janë në burgun e Gjirit të Guantanamos.

Sipas BBC, CIA operoi me burgje të fshehtë, duke përfshirë Lituaninë dhe Rumaninë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) tha se të dy vendet kishin shkelur ligjin evropian i cili ndalon torturën.

Ekzistenca e të ashtuquajturave “vende të zeza” të CIA-s për marrjen në pyetje – nën të ashtuquajturën “interpretim sekret”,  u mbajt sekret për shumë vite pas 11 shtatorit.

Abu Zubaydah, një palestinez pa shtetësi i lindur në Arabinë Saudite, mendohet të ishte rekrutuesi kryesor i al-Kaidës në vitet 1990 dhe më vonë u bë një organizator kyç që lidh Osama Bin Laden me qelizat e tjera të al-Kaedës.

Abd al-Nashiri, i lindur në Arabinë Saudite udhëhoqi operacionet e al-Kaidës në rajonin e Gjirit, sipas inteligjencës amerikane.

Vendimi i GJEDNJ-së tha se Rumania “i hapi dyert” një burgu të CIA-s në 2003-2005, ku Abd al-Nashiri iu nënshtrua “një regjimi tepër të ashpër burgimi”.

Vendimi tha se ai vuajti një “trajtim çnjerëzor … që Rumania kishte mundësuar duke bashkëpunuar me CIA-n”.

I njëjti aktgjykim u lëshua kundër Lituanisë, lidhur me Abu Zubaydah. Burgu i CIA-s në Lituani vepronte në vitet 2005-2006.

Gjykatësit përmendën dokumentet e CIA-s, sipas të cilave të dyshuarit për terrorizëm iu nënshtruan mbylljes së syve, izolimit, përdorimit të vazhdueshëm të prangave në këmbë dhe ekspozimit të tepruar ndaj zhurmës dhe dritës.

Si Lituania ashtu edhe Rumania i kanë mundësuar CIA-s të transferojë të dyshuarit në burgje të tjera, duke i ekspozuar ata në “një rrezik të parashikueshëm serioz për keqtrajtim të mëtejshëm”./tvklan.al