SPAK kërkon 3 muaj kohë, për hetime të thelluara

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe tre muaj kohë për të kryer hetime në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbetën 2 të plagosur dhe humbi jetën shoferi i Ndojës.

Kërkesa e prokurorisë është pranuar nga Gjykata Speciale me argumentin se hetuesve iu duhen të kryejnë veprime hetimore më të thelluara.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj dhe vazhdojnë të jenë në burg edhe pse kanë mohuar akuzat.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në kohën që ai po lëvizte në autostradën Tiranë Durrës dhe si pasojë e të shtënave humbi jetën shoferi Andi Maloku.

 Më pas autorët u larguan drejt fshatit shkafanë, atje ku braktisën edhe makinën tip “Benz” me të cilën realizuan atetatin.

Tv Klan