Lajme Arkiva 2003

Nga këta përcjellës të linjës së tensionit të lartë përçohet rryma elektrike e cila varijon nga 110 mijë-240 mijë volt, ndërsa poshtë, ose farë pranë këtyre shtyllave ka me dhjetëra dhe qindra shtëpi, të vilat nuk e dinë rrezikun që kanë duke qenë në linjën e tensionit të lartë.

Ky fenomen është bërë i përhapur dhe e shikon atë pjesë ku kalon kjo linjë e tensionit të lartë nëpër Tiranë. Dëmin që mund të shkaktohet në rast të një këputje të njërës prej përcjellësve mund të jetë katastrofik.

Luigj Pjetri: E para dëmi kryesor, ose evident është për ata të cilët ndërtojnë shtëpitë, ose banesat e tyre poshtë këtyre linjave, sepse në një rast këputje të këtij përcjellësi ose dëmtim të këtij përcjellësi, ai mund të bjerë në banesë, të shkaktoj zjarr, mund të shkaktoj viktima, mund të shkaktoj aksidente të cilat janë të panevojshme. Megjithatë parashikimi i ligjit poshtë këtyre traseve  poshtë këtyre traseve, mos të ketë ndërtime,  mos të ketë banesa, mos të banojnë njerëz i parashikon të gjitha këto mundësi. Më pas po ti drejtohemi dhe parametrave teknik ndërtimet që kryhen duhet të kenë një largësi prej 15 metrash larg këtyre linjave një dëm tjetër që mund të shkaktohet mund të jetë edhe fusha elektrike që mbarti në vetvete këto linja, por më i rëndësishëm është fakti që pas kësaj njerëzit të dinë se të ndërtosh shtëpinë poshtë një përcjellësi  është në dëm të jetës së tyre./tvklan.al