Shqipëria ka mbetur pa energji elektrike që prej orës 12:20 minuta të së premtes. Njoftimi u bë i ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sipas së cilit, shkak është bërë mosfunksionimi i sitemit 400 kilovolt të operatorit të sistemit të transmetimit.

Nga ana tjetër, ky institucion bën të ditur se problematika është rajonale, ka lindur në linjën e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin.

Nga kqyrja fillestare, rezulton se volumet e larta të transmetimit, si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. Të dyja institucionet po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.


NJOFTIMI ZYRTAR NGA OST:

Rënie e linjave të transmetimit në Shqipëri dhe Malin e Zi. Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve.


/tvklan.al