5 anëtarë të një familjeje nga New Jersey, 4 prej të cilëve fëmijë humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur të premten, në një autostradë në Delaware.

Në aksident mbeti i plagosur anëtari i 6-të i familjes, që u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se paraprakisht nuk mund të konfirmonte moshën e fëmijëve apo se në cilën pjesë të New Jersey-t jetonin. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 3:45 me orën lokale, pranë Townsend.

Makina e familjes mësohet se u përplas me një tjetër mjet, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në fotografitë e shkrepura në vendngjarje mund të shihet automjeti i familjes thuajse tërësisht i shkatërruar nga përplasja tejet e fortë.

/tvklan.al