Çdo herë i vërtetë dhe pa filtra ishte poeti i njohur Agim Doçi, e deri në fund kështu mbeti, pikant në opinionet e tij. Të gjithë janë në një mëndje që ai ishte mjeshtër i fjalës, e kështu do të kujtohet nga sot që ai nuk është më mes nesh.

Agim Doçi u nda mëngjesin e kësaj të hëne nga jeta në moshën 76-vjeçare, si pasojë e një goditje cerebrale në tru, që e mori të shtunën që lamë pas.

Mjeshtri i vargjeve ka lënë një trashëgimi të pasur për Shqipërinë dhe Kosovën. Me tekstin e tij, këngëtarja Anjeza Shahini, u rendit e 7-a në kompeticion më të rëndësishme të këngë në Europë, Eurosong-un.

Shkon sërish me krijimtarinë e tij si tekstshkrues në Eurovision me Kejsi Tolën, me këngën “Më merr në ëndërr”. Jo vetëm të marrësh trofe, por që fjala të bëhet himn në çdo kohë, ishte ky realiteti i Agim Doçit.

Një këngë që i ka rrëqethur të gjithë. Edhe sot kujtojnë çdo fjalë të këngës së Leonora Jakupit, “A vritet Pafajësia”.  Po aq i njohur edhe Marshi i UÇK-s. Mjeshtri i vargjeve ka nisur të shkruajë që kur ishte i ri, ndërsa numëron mbi tre mijë krijime, ndërsa në 2015 u nderua me titullin “Mjeshtër i madh”.

Tv Klan