Drafti i qeverisë për sigurimin e banesave fillon diskutimin

Shtetasit shqiptarë do të paguajnë një detyrim prej 15-25 euro për sigurimin e banesës ndërsa kompensimi në rast dëmesh do të jetë nga 15 mijë deri në 25 mijë euro.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmeti mbulon humbjet financiare të pësuara nga i siguruari për shkak të dëmeve të drejtpërdrejta të ndodhura në pasurinë e siguruar, të shkaktuara nga ngjarjet e tërmetit, sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj.

Drafti parashikon krimin e Agjencisë Shtetërore për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmeti, si një shoqëri sigurimi shtetërore.

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli tha se është e pamundur që shteti të ndërhyjë për rikonstruksion në të gjitha ndërtesat e dëmtuara nga tërmetet përveç atyre që kanë pësuar dëmtime të mëdha apo që janë të pabanueshme. Sipas Shkrelit do të jenë kompanitë e sigurimeve që duhet ta kenë të detyruar me ligj ndërhyrjen për riparimin e dëmeve në banesa pasi të jetë kryer ekspertimi.

Klan Plus