Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sindikalistët u janë larguar shesheve, e në rrugë institucionale kërkojnë anulimin e ligjit për moshën e daljes në pension. Bërja e një referendumi është kërkesa kryesore e tyre. Mendohet që në fundin e vjeshtës do të zhvillohet referendumi i parë për problemet sociale, pas tre referendumeve politike.

Pas miratimit nga KQZ, të një fletëpalosje, ku do të shënohen emrat, datëlindja, numri i pasaportës, dhe vihen firmat, gjithçka do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e më pas presidentit, i cili do të shpall datën e votimit për referendum.

Gëzim Kalaja:- “Deri tani BSPSH ka marrë 2700 fletë tip, në të cilën qytetarët shqiptarë, do të firmosin sipas këtij udhëzuesi që është nga mbrapa dhe afati kohor i nënshkrimit të kësaj është deri në tre muaj. Gjykoj se BSPSH, do ta realizojë këtë brenda 15 Prillit dhe do t’ia paraqesë KQZ, i cili brenda periudhës prej 5 ditësh, do të shikojë identitetin e nënshkruesve, që kanë nënshkruar në fletën tip, pastaj pas 5 ditëve, pasi të realizohet identifikohet dhënia e 53 mijë firmave, do t’i kalohet Gjykatës Kushtetuese, për t’i dhënë kushtetutshmërinë. Afati kohor për Gjykatën Kushtetuese është dy muaj dhe nëse gjatë kësaj kohe prej dy muajsh Gjykata Kushtetuese, nuk do ta marrë në shqyrtim, atëherë është e drejta e Presidentit të Republikës, që i jep Kushtetuta, që mund ta dekretojë menjëherë ditën e mbajtjes së referendumit”.

Sindikalistët nismëtarë, për ndryshimin e moshës së pensionit, janë optimistë për mbledhjen e 50 mijë firmave, pasi kanë testuar punonjësit verën e kaluar. Sipas llogarive dhe ligjit, votimi për referendumin, duhet të bëhet përpara ose pas zgjedhjeve lokale./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti