Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shteti dhe parlamenti janë përgjegjës për gjendjen e rënduar të minatorëve shqiptar që po shkojnë drejt vdekjes. Populli i Batës dhe Krastës lëshon alarmin SOS. Kështu sindikata e pavarur e minatorëve është shprehur në takimin me forcat politike të ftuara nga ta për të njohur gjendjen e minatorëve të ngujuar.

Nëse deputetë të PS etj do të kishin shkuar në minierën e Batrës dhe Krastës së Martaneshit do të kishin dhënë alarmin në qeveri. 12 ditë grevë dhe asnjë përgjigje interesimi nga qeveria se në ç’kushte jetojnë minatorët shqiptar. Sipas sindikatës në takimin e fundit me persona të qeverisë është rënë dakort për pension të parakohshëm për minatorët që kanë 23 vite pune pa limit moshe. Ndërsa për të gjithë ata punonjës që nuk plotësojnë këto kushte, ata duhet të trajtohen me një vit rrogë në bazë të vendit të punës dhe një vit asistencë. Të dyja këto janë pranuar nga përfaqësuesit e qeverisë.

Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi është takuar me kryetarin e konfederatës sindikale Kastriot Muça. Ministri Muçi premton pensionet e parakoheshme por zgjidhje për minatoret është privatizimi i minieres. Ministri Muçi ka premtuar se s’do të ketë paga të prapambetura. Nga pala e konfederatës kjo pagesë është konsideruar pozitive. Privatizimi të bëhet është shprehur konfederata por të mos godas punonjësit./tvklan.al

Gazetar – Holta Zhiti