Zjarri në Malin e Gjerë është shtrirë 12 kilometra dhe është favorizuar nga era dhe terreni i thatë.

Puna për shuarjen e tij po vijon që në orët e para të mëngjesit në 3 vatrat ku është shtrirë, teksa flakët janë duke përparuar drejt Gjirokastrës.

Për shuarjen e flakëve në terren janë angazhuar afro 100 persona, efektivë zjarrfikës, të ushtrisë dhe vullnetarë.

Të dhënat nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile treguan se gjatë 24 orëve të fundit  u raportuan 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 u shuan.

Gjithashtu këtë të premte vijon puna në Bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë të enjten, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.

Tv Klan