Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi akuzoi presidentin e Republikës dhe kryetarin e kuvendit si shkelës të kushtetutës dhe për mungesën e qeverisjes.

Skënder Gjinushi: Presidenti është në shkelje juridike. Në rast se kryeministri nuk i bindet për ti çuar propozimet atëherë ai duhet ose ta detyrojë ose ti kërkojë dorëheqjen, ose ti japë dorëheqjen e vet. E njëjta gjë mund të thuhet për kryetarin e parlamentit. Nuk mund të sillet sikur po drejtojnë një kuvend normal. Kuvendi të gjitha marrëdhëniet i ka me qeverinë, me Këshillin e Ministrave. Projektligjet, shumica dërmuese vijnë nga qeveria dhe projektligjet që vijnë nga qeveria pa mandatuar janë projektligje që proceduralisht nuk mund të shqyrtohen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Gjinushi tha se Shqipëria nuk udhëhiqet nga partia shtet që të pritet kongresi i socialistëve për të zgjidhur krizën në qeveri. I pyetur nëse socialdemokratët do të bashkohen me opozitën për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Gjinushi tha:

Skënder Gjinushi: Kjo është një e drejtë, por u është detyrim. Pra në qoftë se nuk paraqet mocion nuk ke shkelur Kushtetutë. Në qoftë se paraqet ke zbatuar kushtetutën, ndërsa plotësimi i qeverisë me ministra është detyrim kushtetues dhe është shkelje kushtetuese.

Sipas tij Fatos Nano përçan të majtën duke i pasuar topat e fitores të djathtës dhe meqë Nano nuk qeveris dot Shqipërinë shkon për t’ju dhënë përvojë rumunëve, bullgarëve dhe polakëve.

Skënder Gjinushi: Berisha na shpjegon me kushtetutën që ne deshëm dy vjet që ta bënim ta lexonte se në fillim ai as e pranonte dhe anatemonte këtë Kushtetutë ndërsa tani që e kuptoi ai kemi filluar nuk e kuptojmë ne./tvklan.al