Skënder Gjinushi: “Kjo tregon që Shqipëria mbetet problematike dhe përsëri ne kemi tronditur opinionin ndërkombëtar si në ‘97 dhe në ’98. Dhe është vërtetë për të ardhur keq që një individ bëhet shkaktar i konflikteve kaq të egra. Sepse pak vetë e dinë që në Shqipëri nuk ka konflikt poshtë dhe konflikti nuk ka ardhur nga militantët. Nuk ka ardhur as nga ndarje të caktuara fetare apo sociale, nga jugu në veri nuk ka asnjë konflikt të tillë dhe në asnjë rreth nuk ka konflikte të tilla të mprehta. Konfliktet vijnë nga individët dhe vijnë nga lart. Në këtë aspekt unë jam dakord siç thuhet e ka klasa politike, por e kanë individë të caktuar. Dhe patjetër që komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptojë një gjë të tillë dhe fatmirësisht këtë radhë e ka kuptuar këtë gjë. Pra tani ai është gjendje të kuptojë fajtorin numër një dhe kryesor që është burimi i këtij konflikti. Dhe dënimi pikërisht i grushtit të shtetit i tendencave për marrjen e pushtetit me dhunë që është sinonim i grushtit të shtetit. Apeli i prerë që i bëhet PD apo vetë Berishës që të heqi dorë nga të tilla metoda, është një mbështetje për popullin shqiptar. Sepse është një ndër masat për të parandaluar përsëritjen e gjërave të tilla. Së dyti trojka mbështet institucionet dhe gjithë këtë vit ka qenë opozita gjithmonë në dilemë  si të thuash në thonjëza të njohjes së institucioneve dhe të zgjedhjeve të qershorit të viti të kaluar. Mbështetja që jep trojka institucioneve të vendit do të thotë përsëri mbështetje demokracisë në Shqipëri dhe të stabilitetit në Shqipëri. Këto janë dy parametrat kryesor dhe pastaj në rrugë institucionale ne duhet të korrigjojmë për të shkuar përpara pra për të ndërtuar vërtetë një vend demokratik./tvklan.al