Flet Kryeparlamentari Skënder Gjinushi, deputetët Preç Zogaj e Arben Imami për përgjimin e telefonave.

Gazetari: E konsideroni të mbyllur çeshtjen e përgjimit të telefonave?

Skënder Gjinushi: Kjo ka qënë gjithmonë e mbyllur, dhe ju të Klanit gjithmonë jeni të shqetësuar për të tilla gjëra. Telefonat në mënyrë të ligjshme nuk ka asnjë përgjim deputetësh dhe nuk ka asnjë urdhër dhe s’është kërkuar kurrë leje për përgjim deputetësh.

Gazetari: Nëqoftëse shtrohet largimi i Cekës nga pozicioni i Kryetarit të Rendit e SHIK-ut, si do veprojë Partia juaj?

Preç Zogaj: Unë mendoj se edhe kjo pyetje bën pjesë në rendin e paqes. Ne jemi të prirur të mos bëjmë asnjë koment, mos harxhojmë më kohë për gjëra që janë pjesë e veseve të politikës shqiptare. Sot ka një detyrë historike për popullin, për kombin, për politikën shqiptare dhe të
diskutojmë për këtë detyrë. Është çeshtja e Kosovës është dhe çështja e Shqipërisë.

Arben Imami: Largimi jonë do të ishte i papëlqyeshëm për situatën politike në vend mund të krijojmë që ballancime dhe destabilitete të papëlqyeshme dhe të panevojshme në një kohë të tillë. Aleanca Socialdemokratët nuk kanë sjellë probleme në koalicion, kanë dhënë një kontribut të mirë do të thoja unë.

Gazetari: Pse konsideroheni parti taksi nga Ruçi?

Arben Imami: Mirë figuracioni jo gjithmonë është i përshtatshëm. Kur nuk funksionojnë autobuzët do të merren dhe taksi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame