Në përvjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në emisionin “Opinion” ishte i ftuar drejtori i Bibliotekës Shqiptare, Aurel Plasari.

Plasari është autori i librit “Skënderbeu, një histori politike”, i cili konsiderohet “vepra e jetës së tij”. Autori rrëfeu si nisi të shkruajë librin 16 vite më parë, si dhe analizën e gjerë që i ka bërë materialeve historike për të krijuar një perceptim më të plotë për rolin e Skënderbeut si udhëheqës politik.

“Në vitin 1995 ka nisur puna dhe në vitin 1996 kam filluar të botoj artikujt e parë për ‘Skënderbeun’. Sigurisht që nuk kam patur vizionin që do të dilte një punë kaq e madhe dhe që do të kërkonte një mund kaq të madh, por kam punuar në kushte shumë të favorshme sepse punoja në Paris dhe në biblioteka kishte pafundësi informacioni”, u shpreh Plasari./tvklan.al