Skulpturat e veçanta prej rëre, të krijuara nga këta artistë, kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe qytetarëve të Durrësit.

Një pandë, portreti i një gruaje, një oktapod me simbolin e një çifti të përqafuar në qendër, ishin disa prej veprave të skulptorëve me kombësi të ndryshme.

Avni Demiraj nga Kosova iu dëshën dy ditë për të realizuar portretin e dy fëmijëve në një kokë të vetme.

Avni Demiraj, skulptor: Është një pjesëmarrje shumë e mirë. Është hera e dytë qeë unë marr pjesë në këtë aktivitet. Hera e parë ka qenë në Vleipojë ku kemi pasur shansin si skulptorë të kemi kontaktin me rërën dhe të realizojmë idetë tona në rërë.

Skulptor të huaj gjithashtu u prezantuan me punime të veçanta.

Angelo Gabriele Fierro, skulptor: Shkoi gjithçka shkëlqyeshëm. Nuk e prisja të gjeja një qytet si Durrësi. Kam një fqinj nga ky qytet që më siguroi që do të më mirëprisnin dhe kështu ndodhi vërtetë. Mora këtë ftesë dhe erdha. Zgjodha të përfaqësohem me skulpturën e një princeshe që i përket mitologjisë. Ka punime shumë të bukura këtu.

Marco Qiu, skulptor: Hera e parë që vijmë në Shqipëri. Jemi përfaqësuar me dy punime. Te i pari jemi mbështetur te filozofia kineze ku e mira dhe e keqja bashkëjetojnë. Punimi tjetër ka në qendër paqen. Shkoi gjithçka shumë mirë. Patëm mundësinë të njihnim artistë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë 16 artistë shqiptarë e të huaji, të cilët realizuan 12 skulptura.

Indrit Hamiti, organizator: Në këto përmasa zhvillohet për herë të parë në Durrës. Shpresoj që ta kthejmë në traditë me idenë që të japim një lloj mesazhi për artin dhe një lloj mbështetje për artistët.

Skulpturat do të qëndrojnë për disa ditë për të gjithë të interesuarit, deri sa të shpërbëhen nga kushtet atmosferike.

Klan News