Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Socialdemokratët kërkojnë rikompozim të qeverisë brenda të majtës dhe nuk e mbështesin qeverinë teknike. Sekretari i përgjithshëm i PSD Engjëll Bejtja, deklaroi se rënia e elektoratit të majtë dhe humbja në Elbasan, Korçë, Lushnje, Sarandë, Dibër etj, ngarkon me përgjegjësi direkte drejtuesit e PS, që aplikuan taktikën e për çarjes në këto zgjedhje.

Engjëll Bejtja:- “Ne jemi për një rikompozim të qeverisë, por paraprakisht duhet që kjo qeveri të mbështetet dhe të jetë produkt i një koalicioni real të majtë. Pra duhet të ketë një marrëveshje midis partive përbërëse këtë këtij koalicioni”.

Rezultati i zgjedhjeve të 12 Tetorit, tregoi se PSD është forca e tretë elektorale në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm i PSD tha, se ka përfunduar epoka e dominimit në politikën shqiptare. Elektorati gjithnjë e më pak po beson tek lidershipi i dy partive të mëdha dhe në të njëtën kohë po tregon interes për partitë deri tani të quajtura të vogla./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj