Lajme Arkiva 2003

Ndërsa kanë mbetur edhe pak seanca deri në përfundim të procesit “Kokaina” vazhdojnë debate dhe replikat e ashpra mes të pandehurve dhe trupit gjykues. Edhe këtë herë ka reaguar me nervozizëm Sokol Koçiu i cili doli nga salla e gjyqit pasi ju ndërpre fjala.

Sokol Koçiu: Kërkoj përjashtimin tuaj nga trupi gjykues sepse po kërkoni të vini fund për paraqitjen e provave të dyja po i kërkoj dhe ja me shkrim do e paraqis tani.

Seanca e sotme u shoqërua me deklarimet e fundit të të pandehurve para se prokuroria të jap konkluzionet përfundimtare të dosjes voluminoze. Arben Përballa mohoi të ketë qenë pjesë e organizatës kriminale ndërsa pranoi se marrëdhëniet me Sokol Koçiun kanë qenë vetëm miqësore. Po kështu i pandehuri Frederik Durda i cili pranon se është takuar me dëshmitaren italiane Lidia Çestari për biznes nafte dhe jo droge mohon lidhjet që sipas akuzës i kanë shërbyer atij për të mundësuar trafikimin e kokainës në Shqipëri. /tvklan.al