Sot është dita e fundit e votimeve 4-ditore për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Sipas exit polleve, me shumë gjasa, në karriget e Parlamentit Europian pritet të ulen më shumë të djathtë dhe nacionalistë euroskeptikë.

Përbërja e re e Parlamentit Europian pritet të përcaktojë edhe mënyrën se si BE-ja do të përballet me sfidat; lufta e Rusisë në Ukrainë, tregtia me Kinën, marrëdhënia me SHBA, emigracioni dhe ndryshimet klimatike.

Megjithatë, ajo që duket të mos ndryshojë në axhendën e asnjë shteti anëtar pavarësisht ngjyrimeve politike, është mosdalja nga BE-ja e asnjë vendi. Edhe euroskeptikët nuk e kanë në axhendë daljen nga unioni.

Zgjedhjet parlamentare europiane filluan të enjten në Holandë, vazhduan në shtete të tjera të premten dhe të shtunën, ndërsa sot pritet të jetë numri më i madh votimeve në shtete si Franca, Gjermania, Polonia dhe Spanja. Edhe në Itali sot do të vijojë votimi në ditën e dytë.

Rezultatet paraprake të votimeve për Parlamentin Europian pritet të dalin rreth mesnatës.

/tvklan.al