Që nga viti 1994  në Parkun Kombëtar të Butrintit ka qenë prezentë grupi i arkeologëve anglezë të financuar nga fondacioni Butrinti i drejtuar nga një prej lordëve më të njohur anglezë Rotcheld, kjo pas një marrëveshje të bërë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që ka caktuar edhe grupin e arkeologëve shqiptarë të cilët sipas ligjeve tona kanë punuar së bashku me arkeologët anglezë në gërmimet e kryera në Butrint.

Në vitin ’98 drejtuesit shkencorë të këtij fondacioni i kanë kërkuar stafit të Ministrisë së Kulturës çeljen e domosdoshme të zyrës së koordinimit të parkut të Butrintit. Prej atëherë e deri më tani duket se çdo gjë ka shkuar normalisht, madje numri i vizitorëve që kanë vizituar parkun, i cili është shpallur edhe pasuri botërore dhe mbrohet nga UNESCO, është dhjetëfishuar në krahasim me dhjetë vjet më parë.

Por në vizitën e fundit zyrtare të presidentit Moisiu në Londër, sipas anëtarëve të delegacionit që shoqëronin presidentin Nikollë Lesi dhe Bensik Mustafaj, Lordi Rothschild drejtues i Fondacionit Butrinti ka shprehur shqetësimin e tij për ndërprerjen e punimeve arkeologjike në këtë park. Sipas zotit Lesi dhe Besnik Mustafaj Lordi Rothschild ka deklaruar se me anë të një shkrese të firmosur nga zonja Dade është kërkuar pezullimi për një vit i gërmimeve në Butrint pa ndonjë shkak të qartë.

Kjo ka bërë që dy deputetët e parlamentit shqiptarë të thërresin në një interpelancë Ministren e Kulturës Dade e cila sipas tyre duhet të përgjigjet për këtë problem që ngrenë ata.

Nikollë Lesi: Në një takim me Lordin Rothschild u ngrit problemi i pengesës që bën ministrja e kulturës Arta Dade që ka kërkuar një shkresë për pezullimin e investimeve dhe gërmimeve në Butrint, pra me shkresë sipas Lordit në prezencë të presidentit Moisiu, pra Presidentit të Republikës u kërkua që përse shteti shqiptar me shkrim kërkon pezullimin ndërsa me gojë, thoshte ai, ministrja na thotë që jeni të lirë të punoni. Pas kësaj ne bëmë kërkesën menjëherë sipas rregullores për interpelancë dhe duam të gjejmë se kush fshihet pas kësaj shkrese, pas Arta Dades dhe sipas informacioneve që kemi deri më tani, mendojmë se janë struktura qeveritare, mbi ose poshtë Arta Dades si ministre, që kanë urdhëruar dhe kërkojnë largimin e Lodrit anglez për këtë investim në Butrint, sepse mesa kemi prapë informacion, është një firmë italianë që së bashku me dy ministra shqiptarë kërkojnë që ta kthejnë parkun kombëtar të Butrintit që është i paprekur akoma ta kthejnë për vila qeveritare ose për vila për vete për të ndryshuar destinacionin.

Por interpelanca e zonjës Dade sipas deputetit Mustafaji duhet të realizohet në mënyrë urgjente pasi bordi i Fondacionit Butrinti që do të mblidhet nesër në Londër mund të marrë ndonjë vendim i cili nuk do të ishte aspak në interes të parkut të Butrintit.

Besnik Mustafaj: Ne kemi kërkuar me procedurë të shpejtuar urgjente, pra dje normalisht duhej të bëhej, pasi në datën 19 që i bie nesër pra data 19 Mars, dita e mërkurë, në Londër mblidhet bordi i Fondacionit Rothschild nën drejtimin e Lordit Rothschild, me qëllim përcaktimin e qëndrimit të këtij lobi të madh për kulturën shqiptare, për imazhin e Shqipërisë dhe për ekonominë shqiptare në qoftë se kemi parasysh që n ë tre vjet nga 3000 e ca vizitor  47.000 vizitorë që kanë shkuar në Butrint, kjo kuptohet që është edhe një dobi e madhe ekonomike për atë zonë pra fondacioni do të përcaktojë nëse do të rrijë apo do të ikë. Nesër është një ditë me rrisje të mëdha për të ardhme e kësaj iniciative kaq të rëndësishme për turizmin shqiptarë. Ministrja nuk u përgjigj dje. Do të përgjigjet së shpejti, ne jemi të bindur për këtë gjë, por unë shpresoj se nuk do të jetë vonë.

Anëtari i bordit të Butrintit për Ministrinë e Kulturës Vaso Tole i ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit Lesi dhe Mustafaj duke thënë se zonja Dade nuk ka asnjë kompetencë për urdhëruar apo firmosur diçka të tillë.

Vaso Tole: Nuk ekziston  një dokument i cili pezullon gërmimet apo punimet shkencore qoftë edhe përkohësisht. Më lejoni t’ju citoj ligjin për mbrojtjen e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, neni 20 në këtë rast, i cili thotë se në monumentin e kulturës mund të kryhen gërmime, punime dhe restaurime në bashkëpunim me institucionet e huaja të specializuara në bazë të marrëveshjeve dy paleshe dukë përjashtuar ekskluzivitetin e institucioneve të huaja. Në këtë rast institucioni kompetent që vendos bashkëpunimin merr miratimin për ndërhyrje në monument nga organi më i lartë. Në këtë rast Instituti i Arkeologjisë i cili është instituti që ngarkohet me ligj për gërmime në Republikën e Shqipërisë ka paraqitur, pra në emër të institut ne shqyrtojmë projektet e institutit nuk shqyrtojmë projektet e paraqitura direkt nga fondacioni Butrinti ne kemi mbështetur projektin e gërmimit të fondacionit Butrinti dhe të Institucionit Arkeologjik së bashku që do të kryejnë këtë vit në Butrint të cilat janë aprovuar të fillojnë nga data 1 Prill deri në Shtator.

Gjithsesi gjithçka duhet të zgjidhet sa më shpejtë pasi dëbimi i donatorëve ndërkombëtarë  nuk do të ishte aspak në dobi të funksionimit të Parkut Kombëtar të Butrintit./tvklan.al