Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përsëri ndëshkime drastike janë dhënë sot nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Bylis ka marrë tre pikë në tavolinë pas ndëshjes me Lushnjen. Në komunikatën e saj Komisioni i Disiplinës sqaron se ka qenë dhunë e ushtruar në stadiumin lushnjar që e ka detyruar këtë organizëm të marrë këtë vendim. Në listën e ndëshkimeve ka përfunduar edhe goleadori shqiptar Artan Bano.

Sulmuesi shqiptar është skualifikuar 4 javë, pasi ka përdorur presion dhe ka qenë protagonist i dhunës së hapur ndaj lojtarëve dhe arbitrave të takimit. Në ndeshjen Lushnja – Bylis e cila ka përfunduar 2-2, trajneri i Ballshit Dedja është goditur në kokë me një objekt të rëndë. Edhe ndaj lojtarit Asllani të Bylisit është përdorur dhunë. Ky është rasti i tretë që FSHF akordon pikët e një takimi.

Letonia kërkon që takimi me Shqipërinë të zhvillohet në Letoni. Ndonëse drejtuesit e FSHF-së e kanë refuzuar këtë propozim. Do të jetë UEFA që do të vendos për këtë ndeshje./tvklan.al