Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rikthehet kampionati kombëtar i futbollit dhe nesër do të zhvillohen takimet e javës së parë për fazën e dytë. Tirana do të luajë me Skënderbeun, Teuta-Beslidhja, Shkumbini-Apolonia, Besa-Lushnja, Tomorri-Dinamo, Flamurtari-Bylis dhe takimi më i spikatur i kësaj jave, do të jetë ai që do të luhet në Gjirokastër midis Luftëtarit dhe Vllaznisë. Të dyja këto skuadra kanë pasur probleme në Kupën e Republikës. Pas fazës së parë, Tirana dhe Dinamo, kryesojnë së bashku me nga 29 pikë./tvklan.al