Sportklub Tirana është në qendër të polemikave, pas deklaratës së bujshme të presidentit Nuri. Është kërkuar caktimi i menjëhershëm i sekretarit të klubit dhe është shtyrë greva e futbollistëve të Burrelit, pasi pritet vendimi që do marrë Komisioni i Apelit. Rreth kësaj çeshtje, Sekretari i klubit Tirana, Vladimir Rada shprehet :

Nuk ndjehem fort optimist, mendoj që do të ketë probleme të herë pas hershme. Arsyet për mua janë vetë struktura dhe se si është i ndërtuar sot sporti. Pavarësisht nga respekti personal që kam unë për Vesel Rizvanollin i cili ka bërë statutin ne vitin 1995, sot përfshihen tre grupe njerëzish ose tre lloje dhe mënyrash menaxhimi të një klubi. Kemi anën shtetërore që përfaqësohet nga sekretari i klubit, kemi kapitalistin e ri, i cili nëpërmjet sponsorizimit apo reklamave, gjetjeve të formave të ndryshme bëhet presidenti i klubit, si dhe formën dhe jo vullnetare të drejtimit të një klubi që është kryesia. Të treja këto bashkë, në Shqipëri, ju e dini vetëm pozitë -opozitë dhe kemi me dhjetëra probleme, jo më një forme drejtimi me tre lloje të ndryshëm. Për mua nuk e shoh, pa u ndryshuar ligji për sportin nuk shoh ndonjë të ardhme të suksesshme të klubeve në përgjithësi, në veçanti Tiranës.”/tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj