Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është në shok pasi u sulmua nga një burrë në qendër të Kopenhagës.

Policia daneze njoftoi se e ka arrestuar autorin dhe është duke e hetuar incidentin por nuk ka dhënë hollësi të tjera në deklaratën e lëshuar për mediat.

Frederiksen ishte duke marrë pjesë në një ngjarje për zgjedhjet për Parlament Evropian së bashku  një kandidate social-demokrate.

Është e paqartë nëse kryeministrja është lënduar gjatë kësaj ngjarje.

Sulmi ndaj kryeministres daneze është dënuar nga kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Incidenti vjen teksa  danezët përgatiten të shkojnë në kutitë e votimit të dielën për zgjedhjet evropiane.

Klan News