Superliga shqiptare që po numëron javët e fundit të saj do të zhvillojë pasditen e së shtunës ndeshjet e radhës. Takimi kyç pritet të jetë derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo, i cili do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 16:30.

Një sfidë e vështirë për ekipin e Ilir Dajës që nuk fiton ndeshjen e fundit të kampionatit të bardhë e bluve që prej vitit 1995. Fitorja është e nevojshme për të 2 skuadrat pasi Dinamo do të mbante kreun që zotëron prej 5 muajsh ndërsa Tirana triumfin e parë pas 2 humbjeve radhazi.

Ndeshje tjetër me interes është ajo që luhet në Kavajë mes Besë dhe Partizanit. Skuadra vendase kërkon vendin e fundit për në kupat e Evropës ndërsa miqtë titullin kampion kaq të diskutuar këtë sezon. Këto janë të gjithë takimet të javës 30 të Superligës shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku