Dinamo, kampione në fuqi, e ka mundur lehtësisht Partizanin në derbin e kryeqytetit.

Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi”, ka përfunduar 2 me 0 për blutë që konfirmohen si pretendentë duke thelluar krizën e Partizanit.

Goli i parë i bluve ka ardhur nga Poçi në një goditje me kokë në minutën e ’37. Me fillimin e së dytës u duk se do të dëgjohej e njëjta muzikë në “Selman Stërmasi”.

Në fakt Dinamo ka gjetur edhe golin e dytë nga Sebino Plaku në minutën e ’73. Më pas Plaku u largua me karton të kuq.

E ka fituar në ekstrem ndeshjen Teuta kundër Flamurtarit me një gol pak minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Elbasani ka fituar 2 me 0 në “Ruzhdi Bizhuta”. Goli i parë për vendasit i përket Yshmerit, i cili shënoi në minutën e ’40, ndërsa goli i dytë erdhi nga Kacollja në të ’73-tin.

Në Peqin ka përfunduar në paqe mes Shkumbinit dhe Tiranës. Të dielën luhen ndeshjet e mbetura të javës së tetë të Superligës Bylis-Apolonia dhe Besa-Vllaznia./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe