lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 3 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Rama, në Rai 3: Reportazhi i “Report”, i neveritshëm. Lidhën marrëveshjen e emigrantëve me mafian

Kryeministri Rama deklaroi ne RAI 3 se emisioni “Report” e lidhi marreveshjen e emigranteve me mafian dhe hodhi balte mbi Shqiperine vetem per te goditur kryeministren Meloni. Opozita ne Shqiperi paralajmeron protesta.

Avokati Sokol Mëngjesi dërgohet me avion në Athinë. Do të trajtohet në një spital të specializuar

Avokati Sokol Mëngjesi dërgohet me një avion sanitar në një spital në Athinë për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësore. Policia vijon nderkohe kerkimet per 3 autoret qe jane ende ne arrati.

Rritet me 260.8% numri i pasagjerëve në Rinas. Shqipëria kryeson listën, lë pas rajonin dhe BE

Tjeter rekord ne fluturimet ajrore nga aeroporti i Rinasit. Te dhenat tregojne se per muajin prill numri i pasagjereve u rrit me afro 261 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2019, duke e renditur Shqiperine te paren ne Europe.

Eurostat: Popullsia e Shqipërisë u plak me ritme të shpejta në 20-vjeçarin e fundit

Shqiperia vijon te kete nje nga vendet me popullsine me te re ne Europe, por ritmet e plakjes jane me te lartat ne kontinent. Te dhenat e EUROSTAT tregojne se mosha mediane u rrit me 11 perqind ne dy dekadat e fundit.

Trump: Do ketë revolta nëse unë burgosem. Do të jetë e vështirë që ta pranojë publiku

Ish -presidenti Trump paralajmeron revota nese do te arrestohet pas shpalljes fajtor per fshehje te taksave nga nje gjykate e Nju Jorkut. Ai thote se burgosja e tij do te jete e veshtire per t’u pranuar nga amerikanet.

Miqësorja me Lihtenshtejnin, Sylvinho e nis me disa të rinj dhe rezerva. Reuters: Shqiperia, surpriza e Europianit

Trajneri Silvinjo publikon listën e futbollistëve që do të hedh në fushë në miqësoren me Lihtenshtejnin që do të transmetohet sonte në Klan, ku bien në sy disa lojtarë të rinj dhe rezerva. Reuters shkruan se Shqiperia mund te jete surpriza e europianit

/tvklan.al