Rafael Nadal ka siguruar për herë të shtatë në karrierë kalimin në gjysmëfinalet e Australian Open. Tenisti spanjoll hasi shumë vështirësi në përballjen me numrin 14 të Botës, teksa triumfoi me 3-2 me sete pas 4 orësh e 8 minutash lojë. Nadal e nisi tepër mirë përballjen, duke fituar në dy setet e para, 6-3 dhe 6-4, përpara se Shapovalov të barazonte gjithçka. 35-vjeçari fitoi setin e pestë 6-3 dhe gjithë duelin me shifrat e ngushta 3-2.

Vuan dhe Berretini, i cili fitoi po 3-2 ndaj rivalit të tij Monfils. Italiani luajti për 3 orë e 52 minuta në fushë për të siguruar raundin gjysmëfinal të turneut. Në setin e fundit, Berretini sigloi fitoren teksa triumfoi 6-2.

Te femrat, numri 1 i Botër, Eshli Barti nuk hasi probleme ndaj numrit 21, Pegula, duke fituar 2-0 me sete pas 1 orë e 3 minutash lojë.

Surprizë mund të konsiderohet eliminimi i Krejsikovas, numri 4 i botës. Çekja nuk përballoi forcën e rivales amerikane Kejs, për tu mposhtur pas 1 orë e 25 minutash 2-0 me sete.

Klan News