Në vijim të turit të tij në rrethin e Vlorës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi takua me banorë të komunave Brataj, Hore-Vranisht, Sevastër dhe fshatit Kuç. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar demokrat theksoi se qeverisja e këtyre katër viteve është një garanci që maxhoranca u jep qytetarëve për ecurinë e vendit në të ardhmen.

Astrit Patozi: “ Se Shqipëria ashtu siç ne premtuam në vitin 2005 po ndryshon dhe do të ndryshojë vetëm për mirë në të ardhmen. Se jeta e qytetarëve shqiptar është e garantuar jo vetëm siguria e tyre, por edhe mirëqenia e tyre se të gjitha projektet, të gjitha ëndrrat e shqiptarëve do të realizohen përmes një qeverisje me duar të pastra, përmes një qeverisje që punë për qytetarët e saj.”

Edhe pse pushtetin vendor në disa komuna e kanë kundërshtarët tanë politikë, ne kemi investuar njëlloj pa bërë dallime- u shpreh Patozi. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet e 28 qershorit qytetarët e kanë të qartë se për kë do të votojnë./tvklan.al