Zëvendëskryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Alex Fine ka deklaruar se deri tani Shqipëria ka bërë progres, duke realizuar disa reforma, ndërsa ka ende detyra për të bërë, me qëllim që integrimi të jetë sa më i natyrshëm.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i OSBE-së e ka bërë gjatë një takimi të zhvilluar në Vlorë me përfaqësues të parlamenteve dhe të komisioneve parlamentare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ky takim u përqendrua në diskutimin e hapave që janë deri tani për integrimin e të dy vendeve përkrah shumë vendeve të tjera, të cilat janë pjesë e familjes së madhe Europiane.

Përfaqësues të komisioneve për integrim europian të Kuvendeve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, e kanë vendosur theksin tek roli i këtyre komisioneve. Në mbikëqyrjen e ekzekutivit në procesin e integrimit në BE.

Neritan Ceka nënkryetari Kuvendit të Shqipërisë, ka vënë theksin tek rëndësia për tu anëtarësuar në BE. Ai tha se komisioni parlamentar dhe të gjitha strukturat e tjera qeverisëse dhe të shtetit janë të angazhuara për tu bërë pjesë e BE-së së shpejti. Dhe për të përmbushur në kohë detyrat e lëna.

Nga ana tjetër kryetari i komisionit parlamentar dhe integrimit Ilir Meta, tha se qeveria duhet të punojë më fort në drejtim të realizimit të reformave. Në këtë takim të një niveli të lartë, kanë marr pjesë veç palës Shqiptare dhe dy zëvendës kryetarët e parlamenteve të Malit të Zi dhe Kroacisë.

Ndërsa takimi është monitoruar nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë. Takimi i komisioneve parlamentare të Shqipërisë dhe Malit të Zi do të vijojë për dy ditë me radhë në qytetin e Vlorës./tvklan.al