Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ideja e qeverisjes me bazë të gjerë duket se ka qenë tema e takimit të sotëm Meta-Xhaferri. Nuk dihet nëse Zëvendës Kryeministri Meta është takuar me një nga liderët e krahut të moderuar brenda Partisë Demokratike në cilësinë e tij si antarë i Qeverisë Majko apo me ndonjë funksion tjetër.

Takimi Meta-Xhaferri mund të kurorëzohet edhe si takimi i të humburve brenda partive të tyre, por lëvizja e fundit e grupit të firmëtarëve në PS, duket së kërkon të siguroj më shumë vota parlamentare për një votbesim të mundshëm.

Ilir Meta, Zv/kryeministër:- “Takimi ishte interesant dhe kaq”.

Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “Unë thashë që nuk e kemi të ndërtuar si konferencë shtypi edhe besoj që ka dhe një fakt moral për të, kur gjërat janë fare të qarta, pra shkëmbyem disa ide që nuk e shohim të arsyeshme për t’i komentuar më gjatë. Unë mendoj që ideja nuk mund të komentohet as si aleancë as si bashkëpunim, as si bashkim, as si ndarje. Idetë janë ide. Interesantja besoj që nuk e përjashton domethënësen”./tvklan.al