Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbledhja e seancës së të premtes të Kongresit të 3 të PS, është pika ndarëse mes dy grupimeve të kësaj force politike. Sot Kryetari i ri i Partisë Socialiste Fatos Nano ka takuar Ambasadorin Amerikan në Tiranë Zhozef Limpreht. Tema e bisedimeve të tyre ka qenë e gjerë por natyrisht që ka prekur edhe marrëdhëniet e brendshme brenda PS. Pas përfundimit të këtij takimit Fatos Nano u shpreh.

Fatos Nano, kryetari i PS:- “Normalisht vazhdimi i kontakteve midis PS dhe përfaqësuesve amerikanë në Shqipëri, këtij partneri të rëndësishëm që vazhdon të ruajë dhe të zhvillojë rolin dhe kontributin e tij për stabilitetin dhe për ndërtimin e institucioneve euroatlantike në Shqipëri dhe vazhdim do të thotë ripërsëritje e angazhimeve reciproke për një politike që ruan forcon stabilitetin e institucioneve. Kongresi mblidhet për të krijuar bazën legjitime të mbledhje KPD dhe një mbledhje e KPD jashtë ketij procesi nuk është asgje veçse një mbledhje miqsh. Besoj ai është duke marrë fund, besoj fill pas seancës së nesërme gjithçka do të eci në drejtim të kundërt, drejtim pozitiv. Nuk besoj se do të ishte ndonjë ceremoni varrimi e ndokujt”./tvklan.al