Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryesocialisti Fatos Nano dhe ambasadori amerikan Josef Limpreht, kanë shkëmbyer në hotel Rogner, opinione për situatën në Maqedoni dhe dialogun politik në Shqipëri. Nano ka vlerësuar iniciativën e ministrit të jashtëm grek Jorgos Papandreu, për të nxitur reformat kushtetuese nga autoritetet maqedonase. Pa dialogun ndëretnik, theksoi Nano, stabiliteti i Maqedonisë është i rrezikuar.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Pa një dialog ndëretnik dhe pa një zgjidhje, që siguron garanci të barabarta kushtetuese, për dy komunitete etnike në Maqedoni, nuk mund të ketë fund të dhunës dhe kapërcimit të reformave”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame