Të premten është festuar dita ndërkombëtare e birrës, një prej pijeve alkoolike më të dashura në mbarë botën sot e në fillim të kohërave.

Kultura e saj ka përqafuar epoka nga më të hershme të species sonë, që nga egjiptianët e lashtë, të cilët e konsideronin si buka e lëngshme dhe duket se konsumonin të paktën 41 në ditë, e babilonezët të cilët kishin edhe dënim me vdekje nëse nuk respektoheshin standardet e prodhimit.

Ndërsa vikingët veriorë besonin se në Valhalla, që ishte parajsa e luftëtarëve më trima, ekzistonte një dhi e shenjtë, nga gjinjtë e së cilës derdhej birrë si lumë. Sigurisht sot djepi i kulturës së birrës është Republika Çeke me tavernat tipike ku shijohen llojet e ndryshme vendase e ku gota nuk mund të qëndrojë kurrë bosh dhe akoma më tepër Gjermania me Oktoberfest që i dedikon çdo vit.

Qe nga viti 2008 për të festuar prodhuesit dhe ata që e shërbejnë, u vendos që e premtja e parë e çdo Gushti të jetë dita Ndërkombëtare e Birrës. Traditë është qerasja e saj dhe konsumimi nën shoqërinë e miqve të mirë, ata me të cilët argëtohesh.

Klan Plus