Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan shënoi një rritje prej gati 1% kundrejt monedhave kryesore botërore, pasi komentet e një zyrtari të lartë të rezervës federale amerikane, përforcuan më tepër prirjet e ditëve të fundit të tregjeve financiare, për një rritje agresive të normave të interesit për dollarin amerikan.

Presidenti i rezervës federale amerikane, gjatë një interviste theksoi, se rezerva federale duhet të rrisë normat e interesit për dollarin më shpejt se ç’pritej nga tregjet financiare, nëse inflacioni shënon rritje dhe se vonesat e rezervës federale lidhur me këtë aspekt, nuk e ndihmojnë ekonominë amerikane.

Komentet e mësipërme i dhanë një mbështetje të përgjithshme monedhës së gjelbër në tregjet valutore. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, leku ka fituar sërish pikë sot ndaj euros./tvklan.al