Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët europiane, ndërkohë jeni japonez arriti të rikuperonte disi terren ndaj euros dhe dollarit pas humbjeve të ndjeshme të ditëve të fundit, që erdhën si rezultat i rritjes së çmimit të naftës në tregjet e huaja.

Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.23 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është vlerësuar sërish ndaj dollarit amerikan, ndërkohë që është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj euros. Duket se ditët e fundit leku po vazhdon të mbiçmohet sërish ndaj monedhave kryesore./tvklan.al