Lajme Arkiva 2003

Sot në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari amerikan sërish u shkëmbye në nivelet m ë të ulëta të viteve të fundit ndaj monedhave kryesore, pas fjalimit të djeshëm të presidentit Bush, ku ndër të tjera theksoi se orë vendimtare priten për trupat amerikane në gjirin Persik.

Për momentin duket se tregjet janë totalisht nën dominimin e rreziqeve të luftës, duke lënë në planë të dytë zhvillimet ekonomike. Dollari amerikan humbi gati gjysmë cent ndaj monedhës së përbashkët e cila u shkëmbye në orët evropiane në nivelet 1 Euro e barabartë me 1.087 Dollarë.

Sipas analistëve mendohet se niveli tjetër rezistencë për monedhën e përbashkët do të jetë një euro e barabartë 1.093 Dollarë. Ndërkohë në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar sot ndaj Euros duke humbur rreth 1 Lekë, krahasuar me ditën e djeshme, në një kohë që lëvizjet e Lekut ndaj Dollarit janë të pakta.

Në Bankën Italo-Shqiptare 1 Dollar blihet 128.0 Lekë dhe shitet me 131.0, ndërsa 1 Euro blihet me 138.5 Lekë dhe shitet me 142.0 Lekë./tvklan.al