Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Monedha e përbashkët euro shënoi humbjet më të rënda në terma absolut brenda ditës që prej prezantimit të saj 5 vjet më parë në tregjet financiare, duke humbur brenda një kohe shumë të shkurtër gati 2.35 cent, ndërkohë që dollari amerikan, u shkëmbye në nivelet më të larta që prej fillimit të vitit ndaj monedhës së përbashkët euro dhe frangës zvicerane, i mbështetur ortë dhe nga prirjet optimiste të tregjeve financiare, për të dhënat mbi tregun e punës në SHBA.

Rritja e ndjeshme e dollarit amerikan, ishte njëkohësisht dhe teknike, për shkak të rënies së euros. Dollari amerikan për herë të parë në tre muajt e fundit, arriti të shkëmbehej në nivelet 1 dollarë me 1.3 franga zvicerane. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor janë pasqyruar lëvizjet e djeshme në tregjet ndërkombëtare, deuke bërë që monedha jonë të vlerësohet ndjeshëm ndj euros, në një kohë që leku ka humbur terren ndaj dollarit amerikan./tvklan.al