Në detin Adriatik lulëzojnë ende 9 mijë km2 alga. Imazhet janë marrë nga një prej satelitët Sentinel 2 të programit evropian “Copernicus” që ka si detyre të vrojtojë Tokën, nën drejtimin e Agjensisë Hapësinore ESA dhe Komisionit Evropian.
Kolonitë e algave fitoplancton që akumulohen në sipërfaqen e detit me ngjyrë të gjelbër janë pjesë natyrale dhe esenciale e jetës ujore.
Por, temperaturat shumë të larta të muajve verorë, prej 29 gradë celsius në sipërfaqe, kanë ndikuar në shtimin e tyre në mënyrë të tepruar, gjë e cila vijon ende edhe në muajin Shtator.
Fotot e satelitit Sentinel janë shkrepur gjatë këtyre ditëve të mes Shtatorit, çka tregon se temperaturat e ujit kanë qenë ende mjaft të larta, duke vijuar kështu prania dhe shtrirja e tyre e gjerë në Detin Adriatik.
Shtimi tej normave i algave detare zakonisht ka impakt mbi të gjitha në turizëm dhe në peshkim.
Klan News