Gazetarja e prestigjozes “The Guardian” Teresa Machan është intriguar nga bukuritë e vendit tonë dhe ka publikuar këtë reportazh për vendin tonë. Ajo ka realizuar një turne 9 ditor ku vlerëson liqenin e Komanit, kryeqytetin Tiranë dhe qytetin turistik të Vlorës.

Teksa reportazhi i medias britanike pasqyron me detaje ndjesitë dhe bukuritë natyrore në këtë shkrim evidentohet se si ekoturizmi po merr një hov të madh në Shqipëri. Një nga pikat më pak të njohura turistike, por po aq të rëndësishëme sa ato që janë promovuar shpesh nga mediat e huaja është parku kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili ndodhet dy orë me makinë në jug të Tiranës.

I pasur në biodiversitet, parku ka rreth 25 lloje gjitarësh, 29 lloje zvarranikësh dhe 230 lloje shpendësh. Ekosistemi i lagunës së Karavastasë, brenda parkut, është shtëpia e pelikanit dalmat, një nga zogjtë më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë. Afër Parkut kombëtar ka bujtina të cilat përveç akomodimit të mirë tuistët do të mund të provojnë kuzhinën shqiptare.

Për të provuar cilësinë e pjatave shqiptare vendosi t’i provonte vetë ajo ndërsa ka vlerësime për mikpritjen e vendasve.

Klan News