Tirana e ka mbyllur në krye fazën e dytë të Superligës. Falë barazimit pa gola në Lushnjë dhe disfatës së thellë 4 me 0 të Vllaznisë në Durrës.

Bardhë e blutë megjithatë janë me pikë të barabarta me shkodranët, 41, por golavarazhi më i mirë i favorizon.

Agim Canaj ka dhënë dorëheqjen pas përfundimit të ndeshjes me Teutën që është edhe humbja më e rëndë në kampionat.

Agim Canaj: “Sepse e shikoj të arsyeshme që shumë gjëra duhet që të rregullohen në aspektin për të marrë kampionatin.”

Vllaznia nuk mundi të tregojë lojën e saj në Niko Dovana duke e lëshuar tërësisht në minutat e fundit, ku pësoi tre gola.

Kjo humbje lehtëson disi Tiranën që në Lushnje mori vetëm një pikë. Lum golash në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku Dinamo mundi 5 me 1 Bylisin.

Ekipi i Muçës po ecën mirë dhe me këtë sukses sheh veten tre pikë larg kreut. Protagonistët e ndeshjes kanë qenë sulmuesit Sefa dhe Plaku, që shënuan nga dy herë secili.

Partizani tani është një makinë fitoresh duke ia dalë edhe në Elbasan. Trajneri Duro ka grumbulluar 20 pikë në 14 takime në stolin e të kuqve.

Vrapi në fund ka humbur një mundësi të artë për të barazuar rezultatin duke mos shënuar me 11 metërsh.

Në ndeshjet e tjera të ditës Shkumbini mundi 2 me 1 Flamurtarin dhe Besa fitoi me të njëjtin rezultat me Apoloninë./tvklan.al