Gazetarja: A e ndjeni atmosferën festive të pavarësisë sot?

“Fare s’ka atmosferë. Tani bile po shikoshim televizionin e Prishtinës, gjithë Prishtina ishte kuq me flamurë, me manifestime dhe programi gjithë ditën festiv. Në Tiranë s’ka asgjë, shikojeni”.

Gazetarja: Pse mendoni se ka ardhur kjo?

“Është neglizhencë në punë”.

“Po duhet të kishte aktivitet më shumë sot, duhet të kishte më shumë. Po kështu duket…”.

“Flamurë, zbukurime, aktivitete s’po shohim”.

“Unë jam nga Kosova, dmth është hera e parë që e pres 28 nëntorin këtu në Tiranë. Mirëpo atje te ne në Kosovë është diçka e kundërt, është më atmosferë. Këtu nuk e di çka ka ndodh në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk ka investu Edi Rama? Mirëpo mua po më duket një atmosferë shumë e zymtë dhe nuk ma përkujton 28 nëntorin”.

“Faktikisht po ecja rrugës dhe mu duk si një ditë shumë normal si ditët e tjera, nuk po shikoj ndonjë ndryshim”.

Gazetarja: Pse men donin se është kështu?

 “Nuk e di mendoj se duhet të jetë një atmosferë më festive. Nuk mu duk ndonjë ndryshim nga ditët e tjera”.

“Nuk kuptohet që të mos ketë zbukurim për ditën e pavarësisë. Duhet të ishin jo vetëm shtetëroret po dhe dyqanet private, duhet tu ishin me flamuj sot. Nuk ka asnjë pikë atmosferë festive”.

“Jo nuk po e ndjejmë fare”.

Gazetarja: Pse?

“Se ja s’po shikojmë ndonjë gjë kshu konkret”.

Gazetarja: Çfarë mendoni se duhet të kishte Tirana sot në ditën më të madhe për shqiptarët?

“Po duhet të kishte flamuj më shumë, zbukurime më shumë”./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami