Shqipëria edhe një herë tjetër ia del të jetë në vëmendjen e të huajve sa i përket turizmit. Për herë të parë në Tiranë do të organizohet një mbledhje e Organizatës Botërore të Turizmit.  

Nga data 7 deri më 9 Prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se kjo ngjarje do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të zhvillimeve në turizëm dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.

Tv Klan