Efektivët e policisë së Komisariatit nr.5 kanë bërë të mundur prangosjen e dy personave, të cilët lëviznin me armë zjarri.

Në pranga kanë rënë Bledian Kaceli, 18-vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 -vjeç, banues në Mat.

Sipas policisë arrestimi është bërë në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, dy armë zjari automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër./TvKlan.al