Iniciatorja e lëvizjes “Gratë për Gratë” Jozefina Topalli, ishte sot në Lundër të Tiranës për të sensibilizuar gratë dhe vajzat në luftën kundër tumoreve. Në mesazhin drejtuar atyre kryetarja e kuvendit tha, se apeli për të diagnostifikuar në kohë rrezikun e tumorit është shumë njerëzor.

Jozefina Topalli: “Unë nuk e konsideroj turin “Gratë për Gratë”, një tur thjesht vetëm për qytetet e mëdha, mendoj se është një mesazh për çdo qytetare, për çdo zonjë, për çdo grua, për çdo vajzë për çdo studente dhe nuk mund të mungoj që të jem në fshatra të ndryshme, në komuna të ndryshme. Është një sëmundje të cilën ne mund ta fitojmë, mjafton që të bëjmë një kujdes, të vijmë të bëjmë papteste dhe kjo nuk vlen thjesht dhe vetëm për nënat, për zonjat, për gratë, kjo  vlen edhe për vajzat e reja.”

Duke ju referuar shifrave gjithnjë e më alarmante të prekura nga kanceri i gjirit dhe ai i mitrës Topalli kërkoi prej tyre të diagnostifikohen sa më shpejt. Kryetarja e kuvendit shoqëroi në nismën e saj “Gratë për Gratë” edhe nga mjekë e përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami