Presidenti i Republikës Bamir Topi vizitoi sot  repartin e reagimit të shpejtë në Zallherr për të përshëndetur forcat e armatosura në rastin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Gjatë fjalës përshëndetëse Presidenti Topi tha se Shqipëria pavarësisht anëtarësimit të saj pak ditë më parë ajo ka qenë gjithmonë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kjo falë një rruge të gjatë të reformave.

Bamir Topi: “Për të ardhur në  këtë ditë të madh na është dashur një rrugë relativisht gjatë, një rrugë besimi nga partnerët tanë, por në të njeh kohë një rrugë ndërmarrjesh të fuqishme të reformave politike, të reformave legjislative, të reformave në ekonomi, të reformave institucionale dhe të reformave në forcat e armatosura. Shqipëria është e vërtetë që është futur De Jur vetëm para pak ditësh në NATO, por ju siguroj gjë që e dini shumë mirë që de facto kemi qenë anëtarë të NATO-s.”

Kreu i shtetit përshëndeti në një bisedë telefonike dhe trupat paqeruajtëse në Afganistan duke i falënderuar ata për kontributin që po i japin paqes dhe lirisë në çdo vend të Botës./tvklan.al