Të paktën 23 persona kanë humbur jetën për shkak të tornadove që goditën shtetin e Alabamas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sherifi i qarkut tha se dëmet e shkaktuara janë katastrofike dhe ekziston frika që poshtë rrënojave të gjenden trupa të pajetë.

Ndërsa numri i personave të lënduar akoma nuk dihet. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA i klasifikoi erërat tepër të forta me shpejtësi deri në 266 km/h.

Zona më e goditur është Beauregard, 95 km në lindje të kryeqytetit të Alabamës. Kjo zonë ka përballuar goditjen më të madhe nga tornadot. Paralajmërime për erëra të forta janë dhënë edhe për Georgia, Florida dhe Karolinën e Jugut.

/tvklan.al